spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
23:00
HomeRajoniShqipëriaDita e Alfabetit Shqip, Begaj: Sot festojmë thesarin tonë më të çmuar!

Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Sot festojmë thesarin tonë më të çmuar!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongresin e Manastirit, tha se sot festojmë thesarin tonë më të çmuar, simbolin më të bukur të bashkimit kombëtar e qëndresës shqiptare, “alfabetin e gjuhës sonë të bekuar”.

Begaj, në një postim në Facebook, tha se Dita Kombëtare e Alfabetit nuk është thjesht festa e shkronjave shqipe, por përkujtim i shekujve të qëndresës së gjuhës sonë në të shkuarën, mirënjohje për vlerat e bukurinë e saj.

- Advertisement -

“Sot festojmë thesarin tonë më të çmuar, simbolin më të bukur të bashkimit kombëtar e qëndresës shqiptare: alfabetin e gjuhës sonë të bekuar. Dita Kombëtare e Alfabetit nuk është thjesht festa e shkronjave shqipe, por përkujtim i shekujve të qëndresës së gjuhës sonë në të shkuarën, mirënjohje për vlerat e bukurinë e saj në të tashmen dhe një zotim për ta çmuar e iu dedikuar në të ardhmen. Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!”, ka shkruar Begaj në Facebook.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat