spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
12:25
HomeKosovaDita e Kushtetutës, Hamza: PDK mbetet e përkushtuar në respektimin dhe mbrojtjen...

Dita e Kushtetutës, Hamza: PDK mbetet e përkushtuar në respektimin dhe mbrojtjen e aktit më të lartë juridik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Hamza theksoi se Kushtetuta përbën aktin më të lartë juridik të shtetit, mbi të cilin mbështetet rendi demokratik dhe garantohet mbrojtja e të drejtave të çdo qytetari.

- Advertisement -

“Kushtetuta mbetet udhërrëfyesi ynë për ndërtimin e një shteti ligjor, të drejtë dhe të barabartë”, është shprehur Hamza.

Ai, po ashtu, theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të plotë të Kushtetutës në çdo rrethanë.

- Advertisement -

“Në këtë ditë të rëndësishme, riafirmojmë përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për respektimin dhe mbrojtjen e këtij akti në çdo kohë dhe rrethanë. Gëzuar Dita e Kushtetutës!”, ka përfunduar Hamza.

18 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat