spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
09:36
HomeKosovaPresidencaDita e Veteranit - Osmani: Ata u bënë mburojë e popullit

Dita e Veteranit – Osmani: Ata u bënë mburojë e popullit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Veteranit, duke thënë se përulet me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr.

“Sot, në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, përulemi me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr. Ata u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në kohën më të errët”, shkruhet në urimin e presidentes.

- Advertisement -

Osmani thekson se veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim.

“Veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë. Rrugëtimi i tyre drejt lirisë u kurorëzua me dinjitet dhe fitore. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit. Nderim i përhershëm veteranëve të UÇK-së”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat