spot_img
E enjte, 2 Prill, 2026
14:56
HomeKulturëDita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot është Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, e shpallur si e tillë në nder të ditëlindjes së shkrimtarit të mirënjohur danez, Hans Kristian Andersen.

Qëllimi i kësaj dite është të krijojë dhe të thellojë lidhjen e fëmijëve me librin. Dita gjithashtu vë në qendër të vëmendjes libra për fëmijë, siç janë ato të shkruara nga Anderseni. Përrallat e tij më të famshme përfshijnë “Rrobat e reja të mbretit”, “Sirena e vogël”, “Rosaku i shëmtuar”, “Shitësja e vogël e shkrepseve” dhe “Gishtëza”.

- Advertisement -

Në këtë ditë, rrethet letrare, botuesit e bibliotekat rekomandojnë që fëmijët të ftohen në lexim, duke lexuar vetë ata me zë të lartë përpara shokëve, ose një i rritur të lexojë për ta përrallën e preferuar. Gjithashtu një aktivitet tjetër që mund të kryhet është bërja e faqeshënuesve në bashkëpunim me prindërit.

Edicioni i vitit 2026 i Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë ka temën “Mbillni histori dhe bota do të lulëzojë”, duke njohur potencialin e librave për ta bërë botën një vend më të mirë.

- Advertisement -

Tema gjithashtu thekson rëndësinë e zgjedhjeve të ndërgjegjshme për mjedisin, duke reflektuar besimin se kujdesi për natyrën dhe kujdesi për fëmijët ndajnë të njëjtën ndjeshmëri. Këtë vit iu la Qipros të shkruante mesazhin dhe të realizonte posterin zyrtar dedikuar librave për fëmijë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat