spot_img
E hënë, 30 Mars, 2026
20:40
HomeKulturëDita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot është Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 2022.

Kjo ditë ndërkombëtare promovon konsumin dhe prodhimin e qëndrueshëm, duke inkurajuar reduktimin e mbetjeve, menaxhimin e tyre, riciklimin dhe mbrojtjen e mjedisit. Si pjesë e kësaj fushate, OKB fton shtetet anëtare, organizatat e sistemit të Kombeve të Bashkuara, shoqërinë civile, sektorin privat, e tjerë të angazhohen në aktivitete që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për iniciativat kombëtare, rajonale dhe lokale për zero mbetje.

- Advertisement -

Këtë vit, OKB e kanë vendosur fokusin te ushqimi: çfarë hamë, çfarë shpërdorojmë dhe si mund të ecim drejt një të ardhmeje më rrethore.

Nëse paketohen në kontejnerë standardë transporti, të vendosur nga njëri skaj në tjetrin, sasia e përgjithshme e mbeturinave të ngurta bashkiake që prodhojmë çdo vit do të ishte e mjaftueshme për të mbështjellë globin 25 herë. Pa veprime urgjente, prodhimi i mbeturinave të ngurta do të rritet në 3,8 miliardë tonë në vit deri në vitin 2050. Shumica e mbeturinave ushqimore ndodhin brenda familjeve (60%), e ndjekur nga shërbimi ushqimor (28%) dhe shitja me pakicë (12%).

- Advertisement -

Shpërdorimi i ushqimit gjeneron 8-10% të emetimeve globale të gazit serrë, gati pesë herë më shumë se emetimet nga industria e aviacionit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat