spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
23:12
HomeKosovaDitë zie për familjen Hoxha dhe kolegët/ Haradinaj i jep lamtumirën e...

Ditë zie për familjen Hoxha dhe kolegët/ Haradinaj i jep lamtumirën e fundit “Kanit”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lamtumirë “Kani”: I jepet lamtumira e fundit Hekuran Hoxhës, Haradinaj merr pjesë në ceremoni


Gjakovë, 30 Janar 2026 – Sot, me dhimbje dhe nderime, familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të shumtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Hekuran Hoxhës, i njohur si “Kani”. Në ceremoninë e varrimit mori pjesë edhe Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ndau dhimbjen me familjarët e të ndjerit.

Haradinaj: Humbje e madhe për të gjithë ne

Lideri i AAK-së, i cili kishte një lidhje të ngushtë bashkëpunimi me Hoxhën, u pa duke ngushëlluar familjarët në këtë ditë të vështirë. Ai vendosi kurora lulesh mbi varrin e të ndjerit, si shenjë respekti për kontributin dhe miqësinë e tyre.

- Advertisement -

Përmes një mesazhi publik, Haradinaj u shpreh:

“Lamtumira e fundit për kolegun tonë, Hekuran Hoxhën – Kanin. Familjes Hoxha, miqve dhe kolegëve, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj të gjejnë forcë e durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kani, u prehtë në paqe!”

Ceremonia e varrimit

Në pamjet nga cermonia, shihet një pjesëmarrje masive e qytetarëve për të nderuar figurën e Hekuran Hoxhës. Mes lotëve dhe luleve, “Kani” u përcoll për në banesën e fundit, duke lënë pas kujtime të pashlyeshme te të gjithë ata që e njohën.

- Advertisement -

Hekuran Hoxha lindi më 17 shtator 1987 dhe u nda nga jeta më 28 janar 2026.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat