spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
17:38
HomeKosovaDitëlindja e heroit: Ramush Haradinaj uron vëllain - “Gëzuar, Luan!”

Ditëlindja e heroit: Ramush Haradinaj uron vëllain – “Gëzuar, Luan!”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar ditëlindjen e vëllain të tij, Luanit.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar “Gëzuar Luan”.

- Advertisement -

Më 6 maj të vitit 1997, Luan Haradinaj së bashku me të vëllanë, Ramushin, dhe me Fehmi Lladrovcin dhe Xhevë Krasniqin-Lladrovcin, Ilaz Kodrën, Abedin Rexhën, Selim Krasniqin, Rafet Ramën, Ramiz Lladrovcin, Emrush Xhemajlin, Ali Ahmetin, Gani Ramën e të tjerë, ishin nisur në rrugë për të kaluar kufirin afër fshatit Vlahne të Hasit, në drejtim të Kuzhinit.

Atë ditë, forcat okupatore kishin zënë pusi, ndërsa Luani, i cili u printe bashkëluftëtarëve, bie i pari në pritë të forcave ushtarake e policore jugosllave. Me këtë rast plagoset rëndë Rafet Rama, ndërsa lehtë plagoset Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat