Storm/Politike: Prof. Agon Kokaj, djali i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Jahja Koka, ka zgjedhur një rrugë të pavarur profesionale, duke iu bashkuar ekipit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza. Në një video të publikuar nga Hamza, i cili e filloi parafushatën në Gjakovë, Agoni shihet duke marrë pjesë aktive në diskutimet me ekipin e tij.

Sipas postimit të Bedri Hamzës, idetë e Agon Kokajt dhe të kolegëve të tij janë dëgjuar dhe kanë gjetur përputhje me vizionin e përbashkët për ta bërë Kosovën “MaMirë”. Kjo përzgjedhje profesionale e Agonit duket se ka lënë mënjanë emocionet politike familjare, duke u fokusuar në qëllimet dhe projektet që ai konsideron të rëndësishme për vendin.