spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
09:31
HomeKosovaDjali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar, i dyshuari për vrasjen e...

Djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të mërkurën në mbrëmje në qytetin e Klinës.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, teksa sipas raportimeve të Indeksonline, i dyshuari është Adrian Hoti i moshës 21-vjeçare.

- Advertisement -

Hoti thuhet se është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti nga fshati Jashanicë.

Lajmi në lidhje me këtë ngjarje tragjike është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Rreth orës 17:17 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në një lokal, në sheshin “Mujë Krasniqi”, në Klinë, ka të shtëna me armë zjarri.

Policia edhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes dhe një tjetri në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, ka thënë Gashi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat