spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
13:38
HomeKosovaDjali i Jakup Krasniqit: Haxhiun s’e votoj në asnjë formë

Djali i Jakup Krasniqit: Haxhiun s’e votoj në asnjë formë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, i cili është djali i Jakup Krasniqit, ka thënë se ai nuk do ta votojë kandidaten e VV-së për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiun, as me votim të hapur, as me votim të mbyllur.

Krasniqi tha se vota e tij do të mbetet kundër, ndaj çdo kandidati apo kandidateje që sipas tij, është figurë përçarëse.

- Advertisement -

“Vendimet dhe qëndrimet e mia do të jenë gjithmonë të hapura, ashtu siç kanë qenë gjithmonë të hapura dhe jo të fshehta qëndrimet e babait tim. Partia e parë, e cila sot kërkon konsensus, është po ajo që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit. Ndërroni kandidaten dhe propozoni një figurë që është e pranueshme për të gjithë, në mënyrë që të ecim përpara me krijimin e institucioneve”, shkroi Krasniqi.

Tutje, ai u shpreh se çdo përpjekje për ta legjitimuar një proces, sipas tij, të paligjshëm, të ndërtuar mbi marrëveshje të fshehta me Listën Serbe dhe të paraqitur si konsensus i brendshëm, është mashtrim dhe cenim i demokracisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat