spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
23:56
HomeKosovaZgjedhjet 2025DnV raporton incidentet e para të zgjedhjeve

DnV raporton incidentet e para të zgjedhjeve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Demokracia në Veprim po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me 500 vëzhgues statikë, të cilët janë prezentë në 500 vendvotime, të përcaktuara në bazë të mostrës përfaqësuese të rastësishme.

Ismet Kryeziu nga DNV-ja tha se vëzhguesit e këtij koalicioni gjatë gjithë ditës do të raportojnë mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke filluar nga hapja e vendvotimeve, procesi i votimit dhe deri tek përfundimi i procesit të numërimit të votave të subjekteve politike.

- Advertisement -

Të drejtë vote për zgjedhjet brenda Kosovës kanë 1,970,944 votues, prej të cilëve 125,852 janë votues që do të votojnë për herë të parë.

“Pas procesit të votimit që u zhvillua dje në 19 misionet diplomatike të Kosovës, ku votuesit që jetojnë jashtë kishin për herë të parë mundësinë të votojnë fizikisht nëpër misionet diplomatike, DnV beson se një atmosferë e njëjtë demokratike do të përcillet edhe në zgjedhjet që po mbahen sot në Kosovë. Hapja e vendvotimeve, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë gjithsej 2,589 vendvotime. Sipas të dhënave të terrenit, me vonesë janë hapur vetëm 9% e vendvotimeve. Është raportuar se shkaku i vonesave në hapjen e vendvotimeve ka qenë mungesa e komisionerëve, dhe kjo ka ndodhur në 6% të vendvotimeve. Aranzhimi i vendvotimeve është bërë në përputhje me rregullat e përcaktuara nga KQZ-ja”, tha ai.

- Advertisement -

Kryeziu shtoi se nuk është raportuar asnjë rast kur kabinat e votimit nuk janë vendosur në këndet e vendvotimeve, që mund të cenonin fshehtësinë e votës.

Po ashtu, ai theksoi se nuk është raportuar për raste të vendosjes së kamerave në një mënyrë që mund ta cënonte fshehtësinë e votës.

“Ambienti dhe siguria rreth Qendrave të Votimit, edhe pse rregullat zgjedhore ndalojnë vendosjen e posterëve dhe materialeve të tjera propaganduese të subjekteve politike brenda perimetrit prej 100 metra të Qendrës së Votimit, vëzhguesit tanë kanë raportuar prani të këtyre materialeve në 3% të Qendrave të Votimit. Policia është duke u kujdesur për sigurinë e procesit të votimit, në përputhje me përcaktimet ligjore. Nuk është raportuar asnjë rast kur kanë munguar forcat policore. E drejta për pjesëmarrje në zgjedhje, si e drejtë universale, duhet t’u garantohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Personat me aftësi të kufizuara duhet të kenë mundësi të barabarta për të marrë pjesë në jetën publike dhe politike, e me këtë edhe në votim. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i Qendrave të Votimit në Kosovë vazhdojnë të jenë të paqasshme për personat me aftësi të kufizuara fizike. Është raportuar se 20% e Qendrave të Votimit në nivel vendi nuk kanë infrastrukturë adekuate (pjerrina) që u mundëson personave me aftësi të kufizuara qasje në objekt,” tha Kryeziu.

Në lidhje me informimin e votuesve për të votuar saktë, ai theksoi se me ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në 2023, kanë ndryshuar edhe disa elemente të votimit, siç është vota preferenciale.

Në këto zgjedhje, votuesit do të mund të votojnë deri në 10 kandidatë, nga 5 sa ka qenë e lejuar në zgjedhjet parlamentare paraprake.

Rrjedhimisht, secila Qendër e Votimit duhet të ketë vendosur në hyrje instruksione të qarta për të gjitha rregullat e votimit.

Sidoqoftë, vëzhguesit tanë kanë raportuar se posterët informues kanë munguar në 15% të Qendrave të Votimit.

”Pjesëmarrja e grave në Këshillat e Vendvotimeve, prania e grave komisionere vazhdon të jetë e ulët edhe në këto zgjedhje, pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme për pjesëmarrje të barabartë. Është raportuar se në të paktën 73% të vendvotimeve ka prani të komisionereve gra. Rikujtojmë se pjesëmarrja e grave në cilësinë e komisionereve në vendvotime në zgjedhjet e kaluara ishte rreth 31%”, tha ai.

Kryeziu shtoi se janë raportuar dy incidente në hapjen e vendvotimeve, kur vëzhguesve të DnV-së në komunën e Prizrenit u është mohuar qasja në informata nga kryesuesit e vendvotimeve, përkatësisht në Qendrën e Votimit Abdyl Frashëri 2002/05 dhe Motrat Qirazi 2003/07.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat