spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
23:10
HomeKosovaDrejtësia“Do të ishin dëshmitarë të jashtëzakonshëm” - Thaçi kujton Albright, Holbrooke e...

“Do të ishin dëshmitarë të jashtëzakonshëm” – Thaçi kujton Albright, Holbrooke e Dole

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën për FAZ, ka komentuar ndërhyrjen e NATO-s, duke thënë se kjo e fundit e kuptoi se çfarë po kalonte populli i Kosovës në Millosheviqin.

Thaçi, shprehje keqardhje për vdekjen e ish-sekretares së Shtetit të SHBA-ve, Madeleine Albright, Ambasadorit Richard Holbrooke, dhe Senatorit Robert Dole, duke thënë se këta do të ishin dëshmitarë të jashtëzakonshëm në Gjykatën Speciale.

- Advertisement -

‘‘Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 u udhëhoq nga vlerat thelbësore perëndimore të lirisë, drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së jetës njerëzore. NATO na erdhi në ndihmë sepse kuptoi se kush ishim, çfarë përfaqësonim dhe çfarë po kalonim nën Millosheviqin. Ata e panë gjendjen tonë të vështirë. Në konferencën ndërkombëtare në Rambuje të Francës, në vitin 1999, delegacioni ynë pranoi paqen, ndërsa Serbia zgjodhi luftën, shtypjen dhe spastrimin etnik. Vendimi ynë pasqyroi angazhimin tonë për dialog, parimet e përbashkëta demokratike dhe bashkëjetesën paqësore. Më vjen shumë keq që Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, Ambasadori Richard Holbrooke, Senatori Robert Dole dhe të tjerë nuk janë më me ne – ata do të kishin qenë dëshmitarë të jashtëzakonshëm para kësaj gjykate. Ata e kuptuan si kontekstin ashtu edhe veprimet dhe qëllimet e popullit kosovar, si dhe vendosmërinë e Millosheviqit për të kryer spastrim etnik dhe gjenocid. Serbia sulmoi Kosovën dhe populli i Kosovës rezistoi. Pa rezistencën e popullsisë kosovare dhe pa ndërhyrjen e NATO-s, Kosova nuk do të ekzistonte sot. Kosovarët shqiptarë nuk do të ekzistonin. Populli i Kosovës bëri atë që çdo popullsi e shtypur gjatë historisë ka bërë — dhe do të bënte — kur u përball me një kërcënim ekzistencial nga diktatorë si Slobodan Millosheviq’’, ka thënë ai për FAZ.

Thaçi: Jetën politike s’e shoh pas vetës, si qytetar i lirë do vazhdoj t’i shërbej publikut dhe shtetit

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat