spot_img
E diel, 26 Prill, 2026
14:06
HomeRajoniDodik dhe standardet e dyfishta: Pse sot e kundërshton Kurtin, por ftoi...

Dodik dhe standardet e dyfishta: Pse sot e kundërshton Kurtin, por ftoi Thaçin pesë vjet më parë?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Sarajevën me ftesë të Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur, Rrethi 99. Kjo ka shkaktuar një reagim të ashpër nga Milorad Dodik, President i Republikës Srpska, i cili e konsideroi këtë vizitë si një problem për Bosnje-Hercegovinën.

Ironikisht, pesë vite më parë, si Kryetar i Presidencës së BiH, Dodik kishte ftuar zyrtarisht Presidentin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në një samit në Sarajevë. Në atë kohë, zyra e tij e justifikoi ftesën duke thënë se Thaçi ishte ftuar “si Prishtina” dhe jo si president i Kosovës, duke përmendur se kjo ishte e pranueshme edhe për vendet që nuk e kishin njohur Kosovën.

- Advertisement -

Sot, Dodik deklaroi se ardhja e Kurtit do të “komplikojë gjërat” në BiH, duke ngritur pikëpyetje mbi seriozitetin e qasjes së tij ndaj Kosovës dhe përfaqësuesve të saj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat