spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:43
HomeBotaEvropaDodik shmang paraburgimin

Dodik shmang paraburgimin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuajtjen e paraburgimit, pasi të premten u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës për t’u marrë në pyetje si i dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues.

Prokuroria e Bosnjës njoftoi se Dodik u mor në pyetje në prani të avokatit të vet mbrojtës.

- Advertisement -

Ai dyshohet se kreu krimin e sulmit ndaj rendit kushtetues, sipas një deklarate të përbashkët nga Gjykata dhe Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Dodik tha se ai duhet të paraqitet në stacionin e policisë së Laktashit çdo 15 ditë.

- Advertisement -

Muaj më parë, Gjykata e Bosnjës kishte lëshuar fletarrestim kombëtar për Dodikun dhe kishte urdhëruar një muaj paraburgim për të, por ai nuk u kap asnjëherë nga autoritetet.

Gjatë një seance të premten, gjykata e pranoi kërkesën e prokurorëve për ta shfuqizuar masën e paraburgimit për Dodikun, duke thënë se arsyet e mëparshme për paraburgosjen e tij nuk vlenin më.

Gjykata urdhëroi që Dodiku të paraqitet detyrimisht para autoriteteve të drejtësisë kohë pas kohe.

Dodik është paralajmëruar se mund të ri-ndalohet nëse shkel detyrimet sipas disa masave ndaluese, thuhet në deklaratë.

Masat ndaluese të vendosura në përputhje me këtë vendim mund të zgjasin për aq kohë sa janë të nevojshme ose derisa të merret një vendim tjetër nga Gjykata, dhe justifikimi për kohëzgjatjen e masave ndaluese të vendosura do të rishikohet çdo dy muaj, shtoi deklarata.

Dodik tha se realiteti i ri do të thotë se nuk ka më ndalim për udhëtimet jashtë vendit dhe lëvizjen brenda BiH.

“Pranova të vija vullnetarisht në Gjykatën e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe pas një ore e gjysmë mora vendimet për heqjen e paraburgimit dhe urdhrit të kërkimit në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe jashtë saj. Sigurisht, ky është një rast që do të vazhdojë”, tha Dodik.

“Nuk ndihem triumfues, por përkundrazi i lodhur nga gjithçka”, tha Dodik.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat