spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
02:46
HomeSiguriaPoliciaDogana e Kosovës ka zbuluar 20,885 euro të falsifikuara

Dogana e Kosovës ka zbuluar 20,885 euro të falsifikuara

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të zbulojë para të falsifikuara në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet, se në kuadër të kontrolleve të rregullta të kryer nga zyrtarët doganorë në Qendrën Postare Tranzitore, duke përdorur pajisje të teknologjisë së avancuar si X-Ray, u zbuluan para të dyshuara si të falsifikuara.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i ‎para, amë e biletës dhe ‎teksti që thotë "‎100 0:10 100 DB666880000 품은 0U PPops OA 동 E OT LEGAL 100 COPY 를 MB66668888 MB66668888 )ス PPOPS 등 配 פעל‎"‎‎

Gjatë kontrollit nga oficerët doganorë u gjetën këto sasi të dyshuara:

- Advertisement -

500 € – 1 copë

200 € – 1 copë

50 € – 101 copë

20 € – 1 copë

5 € – 1 copë

Derisa sasia e përgjithshme e parave të dyshuara është 20 mijë e 885 euro.

Mund të jetë një imazh i para, amë e biletës dhe teksti

Po ashtu, ndër të tjera thuhet se për shkak të dyshimeve për falsifikimin e monedhave, ky rast është raportuar në Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejshëm në përputhje me procedurat ligjore.

“Autoritetet doganore do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë për të zbardhur plotësisht këtë rast dhe për të parandaluar aktivitetet e paligjshme të falsifikimit të monedhave”, thuhet në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat