spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
04:07
HomeKosovaDogana kap mallra të padeklaruara, me vlerë afro 20 mijë euro

Dogana kap mallra të padeklaruara, me vlerë afro 20 mijë euro

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dogana e Kosovës ka parandaluar dy tentime të kontrabandës në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit, duke kapur mallra të padeklaruara në dy raste të ndara.

Dogana përmes një komunikate për media njofton se parandalimi parë ka ndodhur  mbrëmë në ora 20:50, ku oficerët doganorë kanë ndaluar një automjet me targa kosovare, me ç’rast oficerët zbuluan 226 paketime parfumesh nga marka si të njohura , me një vlerë totale prej 13,699.70 €.

- Advertisement -

Pas zbulimit mallrat janë konfiskuar dhe për momentin iu janë nënshtruar procedura të origjinalitetit të tyre.

Ndërsa rasti dytë ka ndodhur po ashtu mbrëmë në orën 22:45, ku në një automjet me targa të RMV-së oficerët zbuluan 40,000 cigare elektronike me vlerë prej 4,340.00 €, të fshehura në pjesë të ndryshme të automjetit.

- Advertisement -

Në komunikatë thuhet se të dy personat kanë shkelur Kodin e Doganës dhe të Akcizave të Kosovës.

Rastet i janë referuar Sektorit të Kundërvajtjeve Doganore për veprime të mëtejshme ligjore, derisa sektori i Hetimeve është duke punuar në hetime shtesë.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të raportojnë çdo sjellje të dyshimtë ose joetike përmes numrit falas 0800 50095, duke mbrojtur kështu ekonominë dhe sigurinë e vendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat