spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
16:03
HomeKulturë“Don Kishoti”, përsëri në shqip, 100 vjet pas përkthimit të Nolit

“Don Kishoti”, përsëri në shqip, 100 vjet pas përkthimit të Nolit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Përveç përkthimit 100-vjeçar që i bëri Noli, “Don Kishotit të Mançës”, ka ardhur në shqip një tjetër përkthim, ai i Bajram Karabollit.

Përkthyesi ishte i ftuar në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, në një takim letrar mbi “sojliun mendjemprehtë”.

- Advertisement -

Migel Servantes, “Don Kishotit të Mançës”

- Advertisement -

Romani fantastik i Migel Servantesit, edhe pse i publikuar që në 1605-ën (pjesa e dytë në 1615) mbetet ndër librat më të lexuar edhe në kohën tonë. Figurës së Don Kishotit dhe bëmave të tij, shpeshherë i referohemi sot e kësaj dite për të etiketuar fenomene të ndryshme.

Migel Servantes, “Don Kishotit të Mançës”

QKLL thotë se, përkthim i ri në shqip “Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës”, pas atij 100-vjeçar të Nolit, vjen me një shqipe më të pasur, si dhe fragmente dhe faqe të tëra të përkthyera për herë të parë nga Bajram Karabolli.

Ripërkthimi i këtij romani ofron një qasje dhe mundësi të re leximi dhe interpretimi për lexuesin e sotshëm.

Në takimin letrar në QKLL ishin të pranishëm dhe të rinj me të cilët përkthyesi foli mbi procesin e përkthimit të romanit, njohjen e jetës dhe veprimtarisë së Servantesit, njohjen me veprën në gjuhën origjinale, përkthimet në gjuhë të tjera, si dhe me përkthimet në gjuhën shqipe (realizuar nga Noli dhe Zheji). /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat