spot_img
E mërkurë, 1 Tetor, 2025
01:01
HomeKosovaDrejtësiaDorëzohet të premten padia kundër ZRRE-së

Dorëzohet të premten padia kundër ZRRE-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë” ka njoftuar se të premten, në ora 11:00, do të dorëzojnë zyrtarisht padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji në lidhje me vendimin për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

“Padia do të dorëzohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Pallati i Drejtësisë. Pas dorëzimit të padisë, përfaqësues të grupit do të japin një deklaratë për media, ku do të shpjegohen bazat ligjore të padisë dhe pasojat që ky vendim i ZRRE-së po shkakton mbi mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat