spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:44
HomeKosovaZgjedhjet 2025Dr. Elvina Syla hyn në garën për Asamblenë Komunale me fokus në...

Dr. Elvina Syla hyn në garën për Asamblenë Komunale me fokus në shëndetësi publike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dr. Elvina Syla, një prej figurave të reja në skenën politike lokale, garon për herë të parë për një ulëse në Asamblenë Komunale, nën siglën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku mban numrin 12 në listë për zgjedhjet e 12 tetorit.

E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë me notën maksimale dhe përfundim studimesh në kohë rekorde, Syla përfaqëson gjeneratën e re të profesionistëve që synojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes politikës vendore.

- Advertisement -

Fushata e saj është nisur me mbështetjen e plotë të familjes, siç u pa në një fotografi promovuese të shpërndarë në rrjetet sociale me moton “Fushata e Dr. Ervina Syla fillon nga familja”.

Në mesazhin e saj politik, Syla e vendos theksin te shëndetësia si një të drejtë themelore e çdo qytetari:
“Shëndetësia është obligim i shtetit që duhet t’ia mundësojë secilit qytetar,” – shprehet ajo, duke paralajmëruar një platformë që synon rritjen e qasjes dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore në nivel lokal.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat