Ka përfunduar protesta e OVL-së së UÇK-së në Strasburg të Francës, e cila filloi në ora 13:00.
Kjo protestë është organizuar për të treguar mbështetje për ish krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë dhe për të kërkuar drejtësi për ta.
Organizata e Veteranëve ka njoftuar se i kanë dërguar letra të gjithë anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës ku kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me procesin në Hagë.
Protesta të tilla janë mbajtur edhe në Prishtinë, Tiranë e Hagë.
OVL-UÇK publikon letrën drejtuar secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës



