spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
05:00
HomeSportDrejtori i Bajer Leverkuzenit, shpalos planin se si ta mbajnë Granit Xhakën

Drejtori i Bajer Leverkuzenit, shpalos planin se si ta mbajnë Granit Xhakën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Drejtori sportiv i Bajer Leverkuzenit, Simon Rollfes ka folur për interesimet e skuadrave europiane për Granit Xhakën.

Shumë ekipe janë interesuar për mesfushorin e kombëtares së Zvicrës, duke filluar nga AC Milani e deri te Sunderlandi i Premier Ligës.

- Advertisement -

Këtë e konfirmon edhe Rolfes gjatë një konference për media.

Ai tha se ka shumë të interesuar dhe se synimi i tyre është që ta mbajnë lojtarin shqiptar.

- Advertisement -

“Granit Xhaka është një lojtar i rëndësishëm për ne. Interesi ynë është që ta mbajmë në skuadër. Sigurisht që ka shumë interes për të. Një gjë është e qartë, një transferim mund të ndodhë vetëm nëse është një situatë e favorshme për të dyja palët. Kemi tri vjet kontratë me të dhe jemi të kënaqur. Qëllimi ynë është që Graniti të qëndrojë. Vet futbollisti nuk i ka komentuar këto gjëra”, u shpreh drejtori sportive.

Kujtojmë që Xhakën e kërkuan edhe skuadrat jashtë Europës, ato nga Arabia Saudite.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat