spot_img
E diel, 28 Dhjetor, 2025
17:02
HomeKosovaDrejtori i KIPRED, Peci: Arrestimi i Fatmir Shehollit për spiunazh ngre shumë...

Drejtori i KIPRED, Peci: Arrestimi i Fatmir Shehollit për spiunazh ngre shumë pikëpyetje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar pas arrestimit të Fatmir Shehollit për dyshime për spiunazh, duke ngritur një sërë pyetjesh mbi kohën dhe arsyet e këtij veprimi nga autoritetet.

Peci kujtoi se Sheholli ka punuar për vite me radhë për SDB-në (Shërbimin e Sigurimit Shtetëror) të Serbisë dhe për regjimin e Millosheviqit, ndërkohë që publikisht ka deklaruar se ka bashkëpunuar me LDK-në dhe UÇK-në — deklarime që, sipas Pecit, nuk janë mohuar ndonjëherë nga përfaqësues të këtyre subjekteve.

- Advertisement -

“Si ish-pjesëtar i SDB-së, ai ka qenë i dyshuar publik për më shumë se tri dekada. Këtu shtrohet pyetja pse pikërisht tani u bë arrestimi?”, shkroi mes tjerash Peci.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Arrestimi i sotshëm i Fatmir Shehollit për spiunazh ngjall shumë pyetje. Ai ka punuar për vite të tëra për SDB-në (Shërbimin e Sigurimit Shtetëror) të Serbisë dhe për regjimin e Millosheviqit, ndërkohë që ka deklaruar shumë herë se ka bashkëpunuar me LDK-në dhe UÇK-në. Nuk më kujtohet që këto deklarime të jenë mohuar nga përfaqësues të tyre!

Si ish-pjesëtar i SDB-së (tani BIA), ai ka qenë i dyshuar publik për më shumë se tri dekada. Këtu shtrohet pyetja pse pikërisht tani u bë arrestimi?

Mirëpo, janë edhe dy pyetje edhe më të  rëndësishme që duhet t’i sqarojë Prokuroria Speciale: së pari, a është vërtetuar se Sheholli është pjesë e BIA-s që ka vepruar nën mbulim në Kosovë që nga paslufta – që do të paraqiste një defekt të madh të sistemit të sigurise të Kosovës, apo ai është regrutuar rishtazi që do të paraqiste sukses të madh – dhe së dyti, çfarë informacione sekrete (të klasifikuara) ka pasur në posedim dhe ia ka përcjellë BIA-s. Të dyja këto përbëjnë vepra penale në Kosovë.

Nëse kemi të bëjmë me informacione të klasifikuara, është me rëndësi parësore të dokumentohet se si ka arritur deri te këto të dhëna dhe kush ia ka dhënë. Në këtë rast, më i rrezikshëm për shtetin e Kosovës është dhënësi brenda sistemit të sigurisë sesa marrësi i tyre jashtë sistemit. Këta që në anglisht quhen “moles” janë spiunë brenda sistemit, të cilët demonstrojnë lojalitet, por, nga ana tjetër, i përcjellin në mënyrë klandestine informacionet sekrete një shërbimi të jashtëm. Shpresoj që nuk kemi të bëjmë me një rast të tillë!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat