spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
02:52
HomeSiguriaPoliciaDrejtori i Policisë takohet me komandantin e KFOR-it, diskutuan për sigurinë në...

Drejtori i Policisë takohet me komandantin e KFOR-it, diskutuan për sigurinë në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, është takuar sot me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash. Në njoftim thuhet se ata kanë diskutuar për tema në interes të situatës së sigurisë në Kosovë.

“Sot, me datën 13 nëntor 2025, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë, priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan ULUTAS, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga stafi i tij. Në takim ndër të tjera u diskutuan tema të ndryshme të cilat ishin në interes të situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës.”

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i teksti

Ata kanë folur edhe për aktivitetet e përbashkëta “që reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin, përfshirë veriun”.

- Advertisement -

“Në takim u konfirmua vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejmë dhe avancimi i shkëmbimit të informacioneve në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Pikë tjetër e diskutimeve ishin aktivitetet e përbashkëta në mes të PK-së dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin, përfshirë veriun. Të dy palët u dakorduan se vazhdimi i bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, ndikon në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshme.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat