Njëri prej emrave më të mëdhenj të basketbollit kosovar, Drilon Hajrizi, tashmë ka marrë vendimin për të ardhmen e tij.
Ai do të vazhdojë të luajë edhe për sezonin 2025/26 me Trepçën, klubin e zemrës dhe skuadrën që ka udhëhequr me krenari si kapiten në vitet e fundit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi mitrovicas përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ku konfirmoi rinovimin e kontratës me kapitenin, i cili shihet si shtylla kryesore e ekipit dhe lideri i padiskutueshëm, brenda dhe jashtë parketit.
“Djali që u rrit me ne vazhdon të jetë pjesë e klubit tonë. Drilon Hajrizi zyrtarisht vazhdon me ne edhe për këtë vit. Ai është shtylla e ekipit dhe figurë udhëheqëse. Vazhdojmë bashkë drejt synimeve të mëdha”, thuhet në njoftimin e kampionëve në fuqi të Kosovës.