spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:55
HomeSportDrilon Islami transferohet në Rumani tek CFR Cluj

Drilon Islami transferohet në Rumani tek CFR Cluj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Drilon Islami është larguar nga futbolli kosovar. Mesfushori kualitativ do ta vazhdojë karrierën në Rumani.

Klubi i atjeshëm, CFR Cluj e ka zyrtarizuar sot transferimin e futbollistit të deridjeshëm të FC Prishtinës.

- Advertisement -

“Njihuni me transferimin e dytë të verës. Duke filluar nga sot, Drilon Islami është mesfushori ynë i ri. Të urojmë mirëseardhje, Drilon dhe shumë suksese me CFR Cluj”, njoftoi klubi rumun.

24 vjeçari kështu i dha fund eksperiencës dyvjeçare tek FC Prishtina, ku luajti me mjaft sukses, ndërsa së fundmi e fitoi Kupën e Kosovës me Bardhekaltrit.

- Advertisement -

Ai ka luajtur edhe për Dritën dhe Ferizajn në të kaluarën.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat