Dua Lipa ka shfrytëzuar platformën e saj Service 95 për të ngritur zërin mbi një nga skandalet më të rënda të dekadave të fundit. Gjatë një bisede me autoren Roxane Gay, këngëtarja shqiptare u shpreh e tronditur nga mënyra se si po trajtohet çështja e Jeffrey Epstein në media.
Sipas yllit të muzikës pop, gjuha e përdorur në raportime u ka bërë një shërbim tejet të keq viktimave. Ajo vuri në dukje se në vend që të flitet për krimet dhe dhimbjen e tyre, diskursi shpesh humbet në detaje që u heqin vëmendjen atyre që vuajtën më shumë, shumë prej të cilëve ishin të mitur.
Lipa theksoi se sheh një mungesë totale konsiderate për personat e përmendur në dosje. Kritikimi i saj vjen si një thirrje për ndërgjegjësim global, duke kërkuar që mediat të ndryshojnë qasjen dhe të respektojnë integritetin e atyre që ranë pre e rrjetit të abuzimit.
“Mënyra se si janë raportuar krimet dhe gjuha që është përdorur, u ka bërë një shërbim të keq të gjitha viktimave,” deklaroi Dua. Ky reagim i saj po bën xhiron e rrjetit, duke e vënë këngëtaren në qendër të vlerësimeve për guximin e treguar në trajtimin e temave kaq të rënda.
Ky episod i podkastit ka nxitur një debat të madh mbi etikën e raportimit në Hollywood dhe më gjerë. Dua Lipa po dëshmon se nuk është vetëm një ikonë e modës dhe muzikës, por edhe një zë i fuqishëm që kërkon drejtësi dhe empati për kategoritë më të prekura të shoqërisë.



