Deputetja boshnjake, Duda Balje, ka thënë se ka marrë shumë fyerje e kërcënime në postimin e saj dje, ku shkroi se “hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar” si reagim ndaj vendimit të Kurtit për shkarkimin e zv/ministrit nga partia e Baljes, Elldin Uglari.
“Përshëndetje për të gjithë ju që nga dje keni shkruar komente në postimin tim të fundit — gati 400 prej jush. Dua t’ju them këtë: nëse keni ndonjë provë, qoftë edhe më të voglën, që unë ose ndonjë anëtar i familjes sime kemi bërë diçka të keqe ndaj shtetit apo ndonjë individi, raportojeni aty ku duhet. Nëse nuk keni — dhe të gjithë e dimë që nuk keni, e me çdo koment tuajin vetëm përhapni gënjeshtra — mos e humbni më kohën. Prej tetë muajsh po përpiqeni në mënyrë të organizuar të bëni të njëjtën gjë, dhe tashmë është bërë monotone, pa asnjë rezultat konkret. Asnjë koment i juaji nuk mund të ndryshojë asgjë në jetën time”, ka shkruar ajo.
Ajo ka thënë se të gjitha këto fyerje vetëm ia pastrojnë mëkatet.
“Të gjitha ato gënjeshtra, linçime mediatike, fyerje, kërcënime dhe shantazhe vetëm më pastrojnë mëkatet. Në emër të kësaj — uroj të jeni mirë dhe me shëndet ju dhe familjet tuaja!”, ka shkruar Balje.



