spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
14:26
HomeKosovaDugolli në Uashington nënshkruan heqjen e ndërsjellë të vizave me Bahamet

Dugolli në Uashington nënshkruan heqjen e ndërsjellë të vizave me Bahamet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenca ka njoftuar se sot janë hequr vizat ndërmjet Kosovës dhe Bahamasit.

Qytetarët e të dyjave vendeve mund të udhëtojnë lirshëm. Teksa këtë e nënshkroi ambasadori i Kosovës në SHBA Ilir Dugolli bashkë me ambasadorin e Bahameve në SHBA Wendall K. Jones.

- Advertisement -

“Një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës! Sot, në Uashington, D.C., u nënshkrua marrëveshja për heqjen e ndërsjellë të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bahamasit”.

Mund të jetë një imazh i redaksi dhe teksti që thotë "NEWS NEW AML TM Quertian"

- Advertisement -

“Pas njohjes nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Davis u dakorduan se ky do të ishte hapi i radhës. Ky hap dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës e Bahamas dhe, mbi të gjitha, për forcimin e lidhjeve mes qytetarëve tanë, duke i afruar ata edhe më shumë me njëri-tjetrin”, thuhet në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat