Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh i lumtur për paraqitjen e kombëtares në barazimin 0-0 ndaj Çekisë.
“Barazuam në shtëpi me Çekinë, një kundërshtar i fortë që kryeson grupin tonë në UEFA Nations League. Falënderoj djemtë e ekipit për angazhimin në fushë, stafin, si dhe tifozët për mbështetjen e dhënë nga shkallët e stadiumit. Nëse do i kursenim ato vërshëllima në momentin e himnit të Çekisë do të ishte edhe më mirë. Tani le të mendojmë për ndeshjen e së martës me Ukrainën, të cilën duhet ta luajmë si finale. Me besim dhe me mbështetjen e tifozëve, mund t’ia dalim”, shkroi ai.
Nga ana tjetër “SofaScore”, ka përzgjedhur lojtarin më të vlerësuar dhe ai është Qazim Laçi, me notën 7,5, i ndjekur nga Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli.



