spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
11:41
HomeRajoniShqipëriaDurrësi ndez dritat e festave, nis atmosfera magjike e dhjetorit

Durrësi ndez dritat e festave, nis atmosfera magjike e dhjetorit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në qytetin bregdetar të Durrësit janë ndezur dritat e festave të fundvitit, duke sjellë atmosferën magjike në këtë ditë të parë të dhjetorit.

Rrugët dhe sheshet kryesore janë zbukuruar me dekorime festive, ndërsa bredhi i madh i Krishtlindjeve është vendosur në qendër të qytetit, duke u kthyer në një pikë tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët.

- Advertisement -

Kryeministri Rama publikoi mbrëmjen e sotme pamje nga Durrësi i ndriçuar, ku shfaqet dekorimi festiv që ka veshur qytetin në prag të festave të fundvitit.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale dallojnë dritat shumëngjyrëshe, pema e Krishtlindjeve dhe atmosfera festive që ka përfshirë sheshin qendror të qytetit bregdetar.

- Advertisement -

Vezullimi i dritave dhe zbukurimet e shumta kanë sjellë magjinë e dhjetorit, e cila tashmë ndihet fuqishëm në Durrës. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat