Një incident i rrezikshëm ka ndodhur pasditen e së dielës në Skenderaj, ku si pasojë e një zjarri kanë shpërthyer dy bombola gazi.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 5 prill rreth orës 15:00, ku një person i dyshuar kishte ndezur zjarr, çka ka shkaktuar shpërthimin e bombolave.
Si pasojë e shpërthimit, lëndime trupore ka pësuar një i mitur, i cili është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është liruar në shtëpi.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.



