spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
07:34
HomeKosovaPrishtinaDy persona të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Veternik

Dy persona të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Veternik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një bombolë gazi ka shpërthyer sot rreth orës 16:00 në Veternik dhe si pasojë janë lënduar dy persona.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

- Advertisement -

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një shpërthim në lagjen Veterniku në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia po vijon punën e saj, ndërkaq në vendngjarje  ka ftuar edhe mekanizmat e tjerë kompetent për trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat