spot_img
E martë, 28 Prill, 2026
12:25
HomeSiguriaPoliciaDy të dyshuar për tentim vrasjeje ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dhe...

Dy të dyshuar për tentim vrasjeje ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dhe Franca

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë ekstraduar nga Gjermania dhe Franca për në Kosovë të cilit kanë qenë në kërkim me letër-rreshtim ndërkombëtar.

Nga policia, po ashtu, është bërë e ditur se, të arrestuarit ishin në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, dhe se të dyshuarit kërkoheshin për dy raste të ndara “Vrasje në tentativë”.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Ekstradohen nga Gjermani dhe Franca për në Kosovë dy persona që ishin në kërkim me letër-rreshtim ndërkombëtar

- Advertisement -

Prishtinë, më 25 prill 2026

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datat 23 dhe 24 prill 2026, kanë realizuar me sukses ekstradimin e dy personave të kërkuar nga drejtësia, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it. Të dyshuarit kërkoheshin për dy raste të ndara “Vrasje në tentativë”

Paraprakisht të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete e shteteve përkatëse në Gjermani dhe Francë dhe ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve prej nga u ekstraduan të kërkuarit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat