Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti për media ka njoftuar se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
‘‘Sot rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, thuhet në përgjigjen e policisë.



