Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Zajm të Klinës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa kanë qenë të përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë.
“Dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, konfirmoi Gashi.
Trupat e pajetë tё viktimave dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion