spot_img
E martë, 23 Dhjetor, 2025
12:20
HomeSiguriaPoliciaDy vetura të EULEX-it u aksidentuan në Zveçan

Dy vetura të EULEX-it u aksidentuan në Zveçan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dy vetura janë aksidentuar ditën e djeshme në një rrugë lokale në Zveçan. Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin polici thonë se dyshohet se njëra prej veturave e ka goditur dheun që ka qenë në rrugë dhe tjetra që nuk ka mbajtur distancë e ka goditur këtë të parën

- Advertisement -

“Dëmet janë të vogla, nuk ka pasur diçka të madhe. Dy veturat që kanë qenë duke ecur njëra pas tjetrës janë aksidentuar. Dyshohet se njëra prej veturave e ka goditur dheun që ka qenë në rrugë dhe tjetra që nuk ka mbajtur distancë e ka goditur këtë të parën. Një person ka deklaruar se ka pësuar lëndime, dhe u dërgua për trajtim mjekësor”, deklaroi për Klankosova shefi i Operativës të Policisë në Veri, Petrit Fejza.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat