spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
01:42
HomeKosovaDy vjet nga aplikimi për anëtarësim në BE, Hoxhaj: Kosova po kalon...

Dy vjet nga aplikimi për anëtarësim në BE, Hoxhaj: Kosova po kalon nëpër regres

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, në ditën kur shënohet dyvjetori i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka akuzuar qeverinë Kurti për dështimet e saj në politikën e jashtme.

Hoxhaj në një postim në Facebook, ka shkruar se Kosova po përjeton një regres të dukshëm në arenën ndërkombëtare.

- Advertisement -

“Kosova, çdo vit shënonte fitore historike në pozitën e saj ndërkombëtare. Ndërsa sot, nën udhëheqjen e qeverisë Kurti, përballemi me sanksione e humbje”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat