spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
01:44
HomeKosovaDrejtësiaDy zyrtarë policorë në Pejë dërgohen në mbajtje për 48 orë

Dy zyrtarë policorë në Pejë dërgohen në mbajtje për 48 orë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Peje, pas pranimit të informatave nga një medium, lidhur me këtë çështje, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj personave të cilët mund të kenë qenë të inkriminuar në elemente të veprave penale.

Pas punës intensive të Prokurorit të Shtetit dhe Inspektoriarit Policor të Kosovës, dy zyrtarë policorë pas intervistimit si të dyshuar për kryerje të veprave penale, me urdhër te Prokurorit të Shtetit janë ndaluar fillimisht për 48 ore.

- Advertisement -

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do parashtrojë kërkesë për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, njëkohësisht do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë çështje penale deri ne ndriçimin e plote te saj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat