spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
02:47
HomeSiguriaPoliciaE grisi Kuranin, Policia: Personi ka të kaluar kriminale dhe vuan nga...

E grisi Kuranin, Policia: Personi ka të kaluar kriminale dhe vuan nga sëmundje psikike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot në Prizren është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka grisur Kuranin.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se ai është ndaluar për 48 orë.

- Advertisement -

Ai shtoi se i dyshuari ka të kaluar kriminale për vrasje, dhunë në familje dhe kanosje, si dhe ka një sëmundje psikike.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës gjegjësisht Drejtoria Kundër Terrorizmit me Drejtorinë Rajonale Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, sot  ka arrestuar një person mashkull kosovar, i dyshuar për veprën penale nga KPK Neni 141 “Nxitja e urrejtjes përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. Lidhur me këtë rast po ashtu është bastisur shtëpia ku jeton i dyshuari në rajonin e Prizrenit. Personi në fjalë ka të kaluar kriminale për Vrasje, Dhunë në Familje dhe Kanosje, po ashtu i njëjti vuan nga një sëmundje psikike si dhe ka pranuar tretman psikiatrik obligativ. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat