HomeKosovaE mitura gjen kuletën me 2,000 euro në Mitrovicë

E mitura gjen kuletën me 2,000 euro në Mitrovicë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur ka dorëzuar një kuletë të cilën e kishte gjetur në Mitrovicë, e ku ndodheshin dokumente personale dhe një shumë prej 2,000 eurosh.

Policia shton se, bazuar në dokumentacionin e gjetur në kuletë, kanë identifikuar pronarin, ndërsa pas procedurave të nevojshme të verifikimit, kuleta dhe të hollat i janë kthyer atij.

- Advertisement -

“Pronari i kuletës ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj vajzës për veprimin e ndershëm si dhe ndaj zyrtarëve policorë për angazhimin e treguar’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Sjellje shembull nga një e mitur e cila gjen kuletën me para dhe e dorëzon në polici

Mitrovicë, 29 maj 2026

Më 29.05.2026, rreth orës 19:00, në Stacionin Policor Mitrovicë Jugu, një qytetare e mitur ka dorëzuar një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën ,,Lah Nimani” në Mitrovicë, e në të cilën gjendeshin dokumente personale dhe një shumë prej 2000 eurosh.

Zyrtarët policorë, bazuar në dokumentacionin e gjetur në kuletë, kanë identifikuar pronarin, ndërsa pas procedurave të nevojshme të verifikimit, kuleta dhe të hollat i janë kthyer atij.

Pronari i kuletës ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj vajzës për veprimin e ndershëm si dhe ndaj zyrtarëve policorë për angazhimin e treguar.

Policia e Kosovës e vlerëson lart këtë gjest qytetar dhe falënderon të miturën për ndershmërinë dhe përgjegjësinë e treguar.

Veprime të tilla përbëjnë shembuj pozitivë për shoqërinë dhe kontribuojnë në forcimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe Policisë së Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat