Një statujë në madhësi reale e zonjës së parë të SHBA-ve, Melania Trump është zhdukur nga qyteti i saj i lindjes në Slloveni.
Policia ka nisur hetimet për zhdukjen e skulpturës prej bronzi, e cila kishte zëvendësuar një statujë prej druri që i ishte vënë flaka.
Statuja prej bronzi u zbulua në vitin 2020 gjatë mandatit të parë të Donald Trump në qytetin e lindjes së gruas së tij, në qytetin Sevnica në Slloveninë qendrore, ku znj. Trump lindi në vitin 1970.
Zëdhënësja e policisë, Alenka Drenik Rangus, tha se oficerët u informuan për vjedhjen e statujës të martën dhe po punonin për të gjetur ata që ishin përgjegjës.
Një fotografi tregonte se skulptura prej bronzi ishte prerë te kyçet e këmbëve dhe ishte hequr.
Statuja origjinale prej druri ishte prerë nga trungu i një peme bliri dhe e tregonte znj. Trump me një fustan blu të zbehtë si ai që veshi në inaugurimin presidencial të Donald Trump në vitin 2017.
Kjo ngjarje nuk u ka bërë përshtypje banorëve.
Një burrë që punon në një furrë buke në Sevnica dhe që shet ëmbëlsira me emrin e zonjës Trump tha se statuja e vjedhur nuk do t’u mungojë.
“Mendoj se askush nuk ishte vërtet krenar për këtë statujë, madje as zonja e parë e SHBA-së. Kështu që mendoj se është në rregull që është hequr”, deklaroi ai.