storm•/SPAK-Shqipëri: Detaje të reja kanë dalë nga kontrollet e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ndaj familjarëve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në kuadër të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj tij.
Sipas burimeve, në qendrën “Harabel”, e cila administrohet nga bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, janë gjetur 80 mijë euro. Këto para janë sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe BKH-ja. Tani, Xoxa duhet të provojë se këto fonde kanë burim të ligjshëm dhe rrjedhin nga aktivitet ekonomik i deklaruar, ose të shpjegojë origjinën e tyre nëse janë të padeklaruara.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar duke theksuar se kontrollet e ushtruara ndaj tij dhe familjarëve të tij janë kryer pa një vendim gjykate, duke nënkuptuar se avokatët e tij do t’i kundërshtojnë këto veprime.
Veliaj i përgjigjet Berishës: “Hienë e xhindosur”, mbështesim drejtësinë me shtetari