spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:41
HomeKosovaKuvendiE PËRDITËSUAR / Ndërpritet sërish seanca konstituive – vazhdon të mërkurën

E PËRDITËSUAR / Ndërpritet sërish seanca konstituive – vazhdon të mërkurën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dështoi sërish seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca ka kërkuar marrëveshje politike për zgjidhjen e ngërçit të zgjedhjes së kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

“LVV padyshim që e ka emrin e njëjtë. Është Albulena Haxhiu si e propozuar, por ne meqenëse e kemi parë se të gjitha subjektet politike qysh dje janë prononcuar se do ta kishin qëndrimin e njëjtë, mendoj se kjo situatë nuk mund të zgjidhet ndryshe veçse me një marrëveshje politike. Ashtu siç votohen nënkryetarët e Kuvendit, atë koncept do të duhej ta kishte edhe kryetari i Kuvendit. Pa krijimin e një mazhorance, nuk mund të themelohet vet Kuvendi. Sikur ne ta kishim shumicën, do të mund t’i bllokonim nënkryetarët, a është kjo e arsyeshme? Atëherë ne kërkojmë një kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë, të cilën e patëm tri herë radhazi”, ka thënë Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë seancës.

- Advertisement -

Pas këtij propozimi të Konjufcës, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, e ndërpreu seancën konstituive, derisa paralajmëroi se vazhdimi i seancës do të ndodhë të mërkurën në orën 10:00.

Nis vazhdimi i seancës konstituive, një minutë heshtje për Papa Françeskun

- Advertisement -

Me 40 minuta vonesë ka filluar vazhdimi i seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës. Vazhdimi i seancës ka nisur me një minutë heshtje për Papa Françeskun, i cili u nda sot nga jeta.

Më pas, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka ftuar deputetin e PDK-së, Elmi Reçica që ta bëjë betimin si deputet, pasi ka munguar herën e kaluar kur është kryer betimi i deputetëve.

Kuvendi në përpjekjen e katërt të konstituimit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sërish për të vazhduar seancën e konstituimit, e cila ishte ndërprerë të shtunën, pasi kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu në dy tentime nuk mori votat e mjaftueshme.

Vazhdimi i seancës do të bëhet me përpjekjen e tretë për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve.

Sipas raportimeve, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, tashmë kanë filluar të arrijnë deputetët.

Të shtunën është realizuar me sukses përpjekja e tretë për konstituimin e Kuvendit të ri, pasi raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve u miratua dhe deputetët bënë betimin. Megjithatë, procesi ka hyrë në një fazë të re bllokade kur në rend dite erdhi zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi deputeten Albulena Haxhiu për këtë post, por ajo nuk arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të votave – mori vetëm 57 nga 61 vota që kërkohen për t’u zgjedhur. Për Haxhiun votuan 48 deputetët e LVV-së dhe 9 përfaqësues të komuniteteve jo-shumicë. Ndërkohë, 20 deputetët e LDK-së votuan kundër, ndërsa 3 deputetët e Nismës abstenuan. Deputetët e PDK-së, ata të Listës Serbe, si dhe Duda Balje dhe Adem Hoxha, nuk morën pjesë në votim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat