Mbrëmjen e djeshme djemtë e shtëpisë së BBV kanë marrë rolin e vajzave dhe kanë dhënë një super performancë ku kanë shkaktuar të qeshura mes banorëve.
Laerti dhe Gjesti i dhuruan një puthje në buzë njëri tjetrit teksa ishin në rol dhe duket se ky veprim nuk i ka pëlqyer Valbonës.
“Nuk mund t’i thuash një personazhi se përse puth një personazh. Unë po flas si Bona por ju e trajtoni si doni ju ta trajtoni”.
Gjesti pas puthjes kishte mbushur vaskën me tulipanë dhe po lahej mes tulipanëve dhe Bona mendon se pas puthjes ka kaluar në momente të tilla sepse unë kisha tulipanë në duar.
“Lëre imagjinatën o Laert, je shumë i keq. Bona po flet për një djalë që e ka qejf dhe e shikon në një karakter që puth një mashkull, për syrin tim është shumë e shëmtuar”.
Laerti: Kisha një skenë që duhet te puthesha me partnerin tim sepse luanim një çift homoseksualësh. Po të shikoje atë skenë në teatër çfarë do bëje? Ishte artistike por e shëmtuar për mua. Nuk u realizua mirë prandaj t’u duk e shëmtuar? E doje me llapë siç thotë populli?
Valbona: Mos u fut kaq thellë, ishte shumë e shëmtuar. Ajo është minimalja e vulgaritetit.



