spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
19:44
HomeSiguriaPoliciaE rëndë: Humb jetën një punëtor, tjetri pëson lëndime

E rëndë: Humb jetën një punëtor, tjetri pëson lëndime

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia ka njoftuar se rreth orës 17:00 në rrugën Faruk Rama në Prishtinë, një punëtor ka humbur jetën, derisa tjetri ka pësuar lëndime.

Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

- Advertisement -

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ka njoftuar se aktualisht policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat