Një rast tragjik ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të shtunës, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badovcit.
Nga ky aksident, kanë mbetur të vdekur tre persona.
Policia, zjarrfikësit dhe FSK-ja janë angazhuar për nxjerrjen e viktimave.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se tashmë kanë nisur hetimet.
“Mbrëmë rreth orës 23:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo.