spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:45
HomeSiguriaPoliciaE ruajta qetësinë, mendova se ishte

E ruajta qetësinë, mendova se ishte

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lipjan: Mërgimtari ia bllokon makinën në garazh qytetares – ajo tregon pse nuk thirri policinë

Një qytetare nga Lipjani ka ndarë për “Storm•” një përvojë të pazakontë, ku makina e saj mbeti e bllokuar për më shumë se katër orë brenda garazhit të shtëpisë.

- Advertisement -

Sipas saj, një mërgimtar kishte parkuar automjetin e tij menjëherë prapa makinës së saj, duke ia pamundësuar daljen. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jeta e Re” në Lipjan.

“E ruajta qetësinë, mendova që ishte mysafir te vëllai. Por kur e dëgjova se ndezi makinën, dola ta pyes pse kishte vepruar kështu. Ai u largua me shpejtësi si i çmendur,” ka rrëfyer ajo.

- Advertisement -

E pyetur pse nuk njoftoi policinë, qytetarja është shprehur se besoi se bëhej fjalë për ndonjë mysafir të afërmve, prandaj priti disa orë para se të reagonte.

Rasti ka ngjallur reagime për mungesën e kujdesit dhe respektit ndaj pronës së të tjerëve, sidomos gjatë sezonit të pushimeve kur mërgimtarët janë më të pranishëm në vend.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat