spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
14:46
HomeKosovaE shtuna sjell mot të nxehtë në Kosovë

E shtuna sjell mot të nxehtë në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se dita e shtunë, 7 qershor 2025, do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm dhe me diell në të gjithë territorin e vendit.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet 10 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë vlera të larta, duke lëvizur nga 30 deri në 34 gradë Celsius.

- Advertisement -

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi 1 deri në 3 metra për sekondë.

Sipas IHMK-së, temperaturat më të ulëta do të regjistrohen në komunën e Dragashit, ndërsa më të lartat në Prizren, Gjakovë, Istog dhe Kamenicë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat