spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
01:53
HomeSiguriaPoliciaE turpshme: Dhunohet një 14-vjeçare në Prishtinë, i dyshuari 58 vjeç

E turpshme: Dhunohet një 14-vjeçare në Prishtinë, i dyshuari 58 vjeç

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh të së hënës, njoftoi se një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim” dhe nuk dha detaje tjera.

“DHUNIM- Prishtinë 05.04.2025-12:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.”

- Advertisement -

Mediat po raportojnë se viktima e këtij rasti është e mitur, më saktësisht 14 vjeçare. Sipas Sinjalit ajo dyshohet se u dhunua nga një 58 vjeçar me inicialet J.G.

Rastin në Polici e ka raportuar babai i viktimës. Ai dyshohet se për një vit, në vende të ndryshme të Prishtinës, e ka dhunuar seksualisht të miturën.

- Advertisement -

Sipas deklaratës të viktimës, rasti i fundit i dhunimit ndaj saj dyshohet se ka ndodh më 5 prill. Atë ditë, dyshohet se 58-vjeçari, e ka çuar 14-vjeçaren në një motel të Prishtinës, ku edhe dyshohet se e ka kryer aktin e dhunimit seksual ndaj të miturës.

58-vjeçari, pasi është arrestuar është shoqëruar në stacionin më të afërt policor ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat