Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takim me banorët e Dranocit të Deçanit.
“Takimi i fundit për sonte, në fshatin Dranoc të regjionit të Vokshit në Deçan. Entuziazëm i paparë edhe këtu! E nisëm ditën në Banjë të Istogut; vazhduam me tubimin më të madh elektoral në Karagaç, po e përmbyllim në Voksh; dhe në të gjitha anët po e shohim e kuptojmë se LDK dhe populli janë bërë sërish një!”, ka shkruar ai.



